Oda e Afarizmit të Kosovës i’u drejtua me kërkesë kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes së cilës kërkoi të ndërmerren hapat e nevojshëm për të aktivizuar Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE).
Oda nëpërmjet një komunikate për media, sqaron se në bazë të rregullores nr.01/2015 për punën e Këshillit Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, neni 3 përmes së cilit rregullohet fushë veprimtaria e Këshillit theksohet që “Organizon dhe harmonizon aktivitetet e institucioneve shtetërore me qëllim të eliminimit të barrierave dhe adresimit të sfidave të të bërit biznes në Republikën e Kosovës që ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në Republikën e Kosovës”.
“Njëkohësisht, sipas po kësaj Rregullore Paragrafi 1 i Nenit 6, përmes së cilës rregullohet organizimi i takimeve të Këshillit, thuhet që “Këshilli takohet së paku njëherë në tre muaj, por mund të takohet edhe më shpesh varësisht nga çështjet e kërkuara për shqyrtim nga Kryeministri, Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë apo me kërkesën e së paku tre (3) anëtarëve të Këshillit”, thuhet në komunikatën e OAK.
Sipas Odës së Afarizmit të Kosovës, KKZHE ani pse është i obliguar me rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë, në vitin 2019 është mbledhur dy herë ndërsa në vitin 2020 gjatë muajit prill është realizuar një mbledhje e vetme (duke mos përfshirë takimet e grupeve punuese).
“Ndërsa, që nga periudha e krijimit të Qeverisë së re, KKZHE deri më tani nuk ka realizuar asnjë mbledhje edhe pse gjatë kësaj periudhe nga Qeveria janë marrë vendime të rëndësishme nga të cilat preken bizneset. OAK theksoi që në bazë të Vendimit Nr. 05/24 të datës 17.04.2015 KKZHE ndër të tjera inicion akte ligjore dhe nënligjore, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e ambientit për biznes, analizon legjislacionin ekzistues dhe nevojat për përmirësime, miraton plane operative për përmirësimin e ambientit për biznes dhe investime dhe përkrah fuqizimin e komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Nisur nga kjo OAK konsideron që mbledhja sa më e shpejtë e Këshillit është e domosdoshme dhe njëkohësisht si pjesëmarrës të përfshihet edhe Ministri i Shëndetësisë, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi si rezultat i pandemisë”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert