LAJMI I FUNDIT:

“O kriminel më vrave vajzën”, flet nëna e viktimës në Maliq: Vrasjen e ka paguar motra e bashkëshortit të saj

“O kriminel më vrave vajzën”, flet nëna e viktimës në Maliq: Vrasjen e ka paguar motra e bashkëshortit të saj

Mes lotësh dhe e tronditur nëna e 46-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në fshatin Zëmblak të Maliqit, akuzon se vrasjen e ka urdhëruar motra e autorit e cila jeton në Amerikë.

Ajo tregon se çifti kishte probleme, jetonin në shtëpi të ndara dhe autori nuk i donte as fëmijët e tij.


Burri vret gruan në Maliq, viktima gjendet në një gropë pranë banesës së saj
Lexo po ashtu Burri vret gruan në Maliq, viktima gjendet në një gropë pranë banesës së saj

“Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna. Më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia. Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi. Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej.

Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën. Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20-vjeçe e pamartuar.

Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, ma vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës, raporton TCH.

Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, Gjergj Mullalli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori