LAJMI I FUNDIT:

Burri vret gruan në Maliq, viktima gjendet në një gropë pranë banesës së saj

Burri vret gruan në Maliq, viktima gjendet në një gropë pranë banesës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku dyshohet se një person ka vrarë gruan e tij.

Sipas policisë, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, ku në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë një 46-vjeçare.


Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në arrati.

Policia ka ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./AbcNews.al/