LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do të jetë lehtë ndaj Cityt”

“Nuk do të jetë lehtë ndaj Cityt”

Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Drejtori i ‘Los Blancos’, Emilio Butragueno ka folur menjëherë pas shortit duke vlerësuar lartë rivalin anglez.

Sipas Burtagenos, dy ndeshjet mes Realit dhe Manchester Cityt do të jenë të barabarta.


“Po flasim për një skuadër të madhe si Manchester City që ka lojtarë të mëdhenj. Do të jenë dy ndeshje të barabarta”.

“Do të jenë dy ndeshje të një niveli të lartë, ndërsa dëshira jonë është të shkojmë në finale”, deklaroi Butragueno. /Telegrafi/