LAJMI I FUNDIT:

Nuk po përshtatet me skemat e Contes, Interi mendon për shitjen e Eriksenit

Nuk po përshtatet me skemat e Contes, Interi mendon për shitjen e Eriksenit
Christian Eriksen . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Transferimi i Christian Eriksenit te Interi gjatë afatit kalimtar të dimrit ka qenë njëri nga transferimet më bombastike.

Gjiganti italian pas shumë negociatave arritën ta transferonin danezin gjashtë muaj para skadimit të kontratës së tij te Tottenham Hotspur.


Inter pranuan të paguajnë 20 milionë euro për mesfushorin danez, por Erikseni nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian.

28-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Evropës duke shënuar një gol e duke bërë një asistim, por ai nuk ka arritur të bind trajnerin Antonio Conte.

Mediat italiane kanë raportuar se Conte po e shikon ecurinë e lojtarit nëse do të përshtatet me skemat e tij deri në përfundim të sezonit dhe nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, do të kërkojë largimin e tij.

Antonio Conte dhe Christian Eriksen. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Eriksen mund të nxirret në shitje nga Interi nëse nuk arrin të ambientohet me skemat e trajnerit Antonio Conte.

Neroazzurët do të ishin të kënaqur ta shisnin yllin danez për një shumë prej 60 milionë eurove, duke bërë një fitim shumë të madh për gjashtë muaj.

Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Paris Saint Germain janë duke monitoruar situatën e danezin dhe janë të gatshme të shpenzojnë për transferimin e tij në verë.

Vlen të theksohet se Eriksen ka një kontratë afatgjate me Neroazzurët deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/