LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet Z Mobile Prishtina, fiton edhe ndaj Rahovecit

Nuk ndalet Z Mobile Prishtina, fiton edhe ndaj Rahovecit
KB Prishtina, KB Rahoveci (Foto: Facebook/KB Prishtina)

Z Mobile Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll, kësaj radhe si mysafir i Rahovecit me rezultat (93-79).

Në përballjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi”, skuadra që e kishte epitetin e nikoqirit shënoi dy pikë më shumë (19:17) në çerekun e parë.

Mysafirët e përmbysën rezultatin në çerekun e dytë (20:25) dhe shkuan në pushim me tri pikë epërsi (39-42).

Kryeqytetasit vazhduan të luanin më mirë pas kthimit nga pushimi, për t’i shënuar dy pikë më shumë në fraksionin e tretë (18:20).

Dhe me paraqitjen më bindëse në çerekun e fundit (22:31), ekipi vizitor rezultoi triumfues (93-79).

Një triumf i radhës për Z Mobile Prishtinën që ka regjistruar fitoren e 13-të pas po aq ndeshjesh të zhvilluara dhe është pakonkurrencë në krye të tabelës.

Për Rahovecin, kjo ishte humbja e pestë, ndërsa ka arritur nëntë fitore dhe mban vendin e dytë në tabelë. /Telegrafi/