LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund t’ju them se sa shumë kam humbur”, Toney lë të kuptohet se e kaluara e tij ende e ‘përndjek’ atë

“Nuk mund t’ju them se sa shumë kam humbur”, Toney lë të kuptohet se e kaluara e tij ende e ‘përndjek’ atë

Ivan Toney ka lënë të kuptohet se e kaluara e tij me basta ende e ‘përndjek’ atë, teksa ai po bëhet gati që t’i rikthehet fushave të blerta pas suspendimit prej tetë muajsh.

Toney u dënua për tetë muaj pas thyerjes së rregullave për baste nga Federata e Futbollit të Anglisë, teksa 232 rregulla të thyera u konfirmuan.


Ai po bëhet gati për rikthimin e tij pas një kohe të gjatë, ndërsa trajneri Thomas Frank ka konfirmuar se ai do të luajë nga minuta e parë në duelin ndaj Nottingham Forest këtë vikend, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Sidoqoftë, ai tani ka folur për të kaluarën e tij, duke pranuar se ai ka humbur një shumë të madhe parash gjatë asaj kohe.

“Ju vetëm shikoni mbrapa dhe e shihni se sa para keni humbur dhe çfarë do të mund të ndodhte. Por sa më shumë që përfshiheni, aq më shumë e shtyeni veten”, ka thënë fillimisht Toney.

Më vonë Toney u pyet edhe për shumën e saktë të parave që ai kishte humbur në total.

Ivan Toney përfundon dënimin prej tetë muajsh shkaku i basteve, bëhet viral me postimin e tij
Lexo po ashtu Ivan Toney përfundon dënimin prej tetë muajsh shkaku i basteve, bëhet viral me postimin e tij

“Pyetje e mirë. Unë nuk mund të ju tregoj. Me të vërtetë nuk mund të ju tregoj. Sa më shumë që mendoj për të, zhytem më shumë në të kaluarën. Do t’iu përndjek edhe më shumë dhe do iu shkaktojë dhimbje”, vazhdoi ai.

Reprezentuesi anglez në fund pranoi se ai mund të largohet nga Brentfordi në një të ardhme të afërt, duke thënë se preferon të luajë për ndonjë ‘klub të madh’, në mesin e interesimit nga Arsenali dhe Chelsea.

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori