LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të them shumë gjëra për Edonin, mund të mendoj pastaj se është më i mirë në botë”, Fonseca i thur elozhe Zhegrovës

“Nuk mund të them shumë gjëra për Edonin, mund të mendoj pastaj se është më i mirë në botë”, Fonseca i thur elozhe Zhegrovës

Paulo Fonseca, trajneri i ekipit të Lilles ka vlerësuar lart progresin e Edon Zhegrovës, i cili është duke u afirmuar si një nga figurat kryesore në ekipin francez në Ligue 1.

Performanca e tij e shkëlqyer u bë e dukshme në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germain, e cila përfundoi në barazim 1-1, siç ka raportuar gazeta “L’Equipe” të mërkurën.


Pavarësisht faktit që nuk arriti të shënonte apo të kishte asistime, sulmuesi anësor tregoi aftësi të jashtëzakonshme në fushë, duke i dhënë një kohë të vështirë mbrojtjes së PSG dhe mbrojtësit të njohur Lucas Hernandez, dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Publikohet një video nga 'syri i zogut', momenti kur Zhegrova turpëroi yllin e PSG-së
Lexo po ashtu Publikohet një video nga 'syri i zogut', momenti kur Zhegrova turpëroi yllin e PSG-së

24-vjeçari jo vetëm ka përmirësuar statistikat në termat e driblimeve, por gjithashtu ka kontribuar me tri gola dhe pesë asistime në ndeshjet e këtij edicioni me Lillet. Megjithatë, kontributi i tij është shumë më i gjerë se kaq.

“Nuk mund të them shumë gjëra të mira për Edonin për shkak se do të mendoj pastaj se është më i mirë në botë”, ka thënë me humor Fonseca.

Trajneri ka pranuar se Zhegrova ka bërë hapa të mëdhenj që nga ardhja e tij në Lille nga Baseli në janar të vitit të kaluar, duke u transformuar në një lojtar që punon për ekipin dhe kupton dinamikat e lojës.

Po shkëlqen këtë sezon me Lille, rritet vlera e Zhegrovës në treg
Lexo po ashtu Po shkëlqen këtë sezon me Lille, rritet vlera e Zhegrovës në treg

“Ai është përmirësuar shumë, ka ndryshuar shumë në të gjitha aspektet.. Tani Edoni luan për ekipin, merr vendime për ekipin, i kupton momentet e ndeshjes”, thekson Fonseca.

Ajo që tërheq veçanërisht vëmendjen e trajnerit është përmirësimi i Zhegrovës në mbrojtje, një aspekt kyç i zhvillimit të tij që e ka bërë Fonsecan të ndihet krenar.

“Ajo që më gëzon më së shumti është aspekti defensiv i Edonit. Ai është bërë lojtar që i ndihmon gjithë ekipit nëpërmjet lojës së tij”, pranon trajneri.

E ardhmja e Zhegrovës te Lille është në ajër, sidomos me paraqitje të tilla, ndërsa kontrata zgjat deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori