eksperti-banner

Të martën janë mbajtur zgjedhjet për votimin e Senatit dhe Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë prej amerikanëve kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar, teksa përjashtim nuk bëjnë as figurat publike.


Ishte fillimisht këngëtarja Demi Lovato, ajo e cila bëri daljen e parë në rrjetet sociale që pas overdozës, duke treguar se votoi.

Një gjë të tillë, duket se e ka bërë edhe super ylli Kim Kardashian, e cila gjithashtu ka kryer obligimin e saj qytetare, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

kim34

38-vjeçarja vendosi të publikojë në InstaStory një fotografi, ku në bluzën e saj shfaqej e stampuar një afishe, në të cilën shkruhej "Unë votova".

Me këtë imazh, ajo duket sikur u ka bërë thirrje 120 milionë ndjekësve të saj në Instagram, që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre si qytetar.

kim1 1

Ndryshe nga ajo, në heshtje ka qëndruar bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, i cili dikur njihej për një afrimitet shumë të madh me Presidentin Donald Trump.

41-vjeçari deklaroi pak javë më parë përmes një statusi në Twitter se kishte vendosur të hiqte dorë nga politika, kjo pasi ai kishte kuptuar se thjeshtë ishte përdorur nga politikanët. /Telegrafi/

kanye