LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund ta mposhtni Unitedin për ta fituar tripletën”, Peter Schmeichel e bën të qesh Diasin në intervistën pas ndeshjes

“Nuk mund ta mposhtni Unitedin për ta fituar tripletën”, Peter Schmeichel e bën të qesh Diasin në intervistën pas ndeshjes

Peter Schmeichel i ka thënë me shaka Ruben Diasit se Manchester City nuk do të fitojë tripletën këtë sezon, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të mundin Manchester United në finalen e Kupës FA.

City u fut në finalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën me një fitore 4-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së tyre dhe duhet të fitojë vetëm tre ndeshje të tjera për t’u kurorëzuar me titujt në Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.


Schmeichel ishte në detyrë raportimi për CBS Sports dhe foli me Dias pas ndeshjes, duke i bërë pyetje të ndryshme.

“Kur folëm, ju thatë se kishte një rrugë të gjatë për të bërë për Ligën Premier dhe për Ligën e Kampionëve. Por, tani ju jeni një ndeshje larg për të fituar secilin turne. Si ndiheni?”, pyeti fillimisht Schmeichel, i cili bëri qindra paraqitje për United përpara se të bashkohej me Cityn.

“Duket sikur nuk është bërë ende. Definitivisht shumë afër tani në tre gara. Tre finale për të luajtur. Jam shumë i lumtur për momentin e veçantë sonte, mënyrën se si e bëmë atë, mënyrën se si ishim në gjendje të mbajmë terrenin tonë dhe të tregojmë personalitetin tonë dhe mënyrën e lojës”.

“Shumë i vetëdijshëm se edhe pse momenti është shumë i veçantë dhe ka shumë lumturi tani, ne kemi ende tre finale për të shkuar”, ka thënë Dias.

Kur u pyet nëse mendon se skuadra e tij mund të humbasë realisht një ndeshje, Dias u përgjigj: “Mendësia është që ne nuk mund të humbim një lojë, por në realitet gjithçka mund të ndodhë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Jo vetëm njohuritë tona, por gjithashtu përvojat që kemi pasur vitet e fundit”.

“Ne e dimë se gjithçka mund të ndodhë dhe kjo është ndihma më e madhe që mund të kemi, fakti që ne e dimë se asgjë nuk është bërë ende dhe ne do ta ndjekim atë sikur të ishte ndeshja e parë e sezonit”.

Intervista nuk dukej ndryshe nga normalja, por Schmeichel ndryshoi tonin drejt fundit.

“Jam i bindur se ju do të fitoni Ligën Premier. Kjo është absolutisht e sigurt. Dhe jam gjithashtu i bindur se ju do të mposhtni Interin. Por, për të fituar tripletën, ju duhet të mposhtni Man Utd, nuk jam i sigurt që mund ta bëni këtë!”, tha danezi.

Dias shpërtheu në të qeshura teksa miqtë e shijuan shakanë, përpara se të përgjigjej. “Epo, mendoj se askush nuk e di, por me siguri do të japim më të mirën”.

“Paç fat në gjithçka, përveç një loje”, qeshi Schmeichel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori