LAJMI I FUNDIT:

Nuk këndellet Milani, barazon me Sassuolo para ndeshjes ndaj Napolit

Nuk këndellet Milani, barazon me Sassuolo para ndeshjes ndaj Napolit
Patrick Cutrone gjatë një dueli me Acerbin (Foto: Getty Images)

Pas ardhjes së Gennaro Gattusos kemi parë një Milan ndryshe, një skuadër që nuk dinte për humbje.

Por, që nga humbja kundër Juventusit gjërat kanë ndryshuar. Pas kësaj ata barazuan me Interin pa gola dhe tani barazojnë edhe me Sassuolo me rezultat 1-1.


Pra, skuadra kuqezi nuk ka fituar në tri xhirot e fundit në Serie A.

Shansi më i mirë në pjesën e parë e kishte Franck Kessie në minutën e tretë.

Franck Kessie gjatë një aksioni ndaj Sassuolos – Foto: Getty Images

Në pjesën e dytë fillimisht rrezikoi Ignazio Abate në minutën e 49-të, por për të parë golin e parë u dashtë të presim deri në minutën e 75-të.

Matteo Politano kaloi mysafirët në epërsi, por barazimi nga vendasit erdhi pas 11-të minutash ku shënoi Nikola Kalinic (86’).

Matteo Politano duke e festuar golin ndaj Milanit – Foto: Getty Images

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në vendin e gjashtë me 52 pikë, ashtu si Bologna në pozitën e 14 me 30 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Gattusos është kundër Napolit, ndërsa Sassuolo luan ndaj Beneventos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori