LAJMI I FUNDIT:

Nuk kanë fund problemet për Donis Avdijaj, tjetër aksident me makinë (Foto)

Nuk kanë fund problemet për Donis Avdijaj, tjetër aksident me makinë (Foto)

Talenti i madh shqiptar, Donis Avdijaj sapo është kthyer nga lëndimi për skuadrën e tij Schalke 04.

Mirëpo edhe pse është jashtë fushave, istogasi po gjen shkas të dalë në mediat gjermane.


Më 3 tetor, Avdijaj nuk ka respektuar semaforin e kuq në Osnabruck dhe kështu ai ka rrezikuar jetën e një personi që po udhëtonte me biçikletë.

Sikur mos të mjaftonte ky rast, Donisi ka dëmtuar një veturë gjatë parkingut të tij dhe për këtë ka marrë ndëshkim nga Policia.

Ekskluzive, pasi e lëndoi, Thiago Alcantara i dërgon mesazh Lenjanit (Foto)
Lexo po ashtu Ekskluzive, pasi e lëndoi, Thiago Alcantara i dërgon mesazh Lenjanit (Foto)

Për këtë aksident, Avdijaj i ka treguar edhe drejtorit sportiv të klubit Christian Heidl i cili e ka gjobitur kosovarin.

Ky ishte aksidenti i dytë i Avdijajt në Gjermani, pasi dy vite më parë ai ishte shkaktar i një aksidenti tjetër ku morri një gjobë të madhe nga klubi.

20-vjeçari stinorin e kaluar ishte i huazuar në skuadrën austriake Sturm Graz ku tregoi formë të mirë.

Për të ishin interesuar disa skuadra të njohura gjermane, mirëpo Schalke vendosi ta mbajë në skuadër.

Kujtojmë që sulmuesi nga Istogu ka një klauzolë prej 49 milionë eurove nga Schalke. /Telegrafi/

Ballina e të përditshmes gjermane Bild pas aksidentit nga Donis Avdijaj