LAJMI I FUNDIT:

“Nuk kam në bankinë lojtarë që vlejnë 70 milionë euro”, Mourinho thumbon Guardiolan

“Nuk kam në bankinë lojtarë që vlejnë 70 milionë euro”, Mourinho thumbon Guardiolan

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ndihet shumë krenar që arrin një finale të re evropiane duke shpenzuar vetëm shtatë milionë euro në afatin kalimtar të transferimeve, ndërsa nuk hezitoi ta thumboj homologun e tij, Pep Guardiola.

Mourinho arriti ta çojë Romën sërish në një finale evropiane, pasi barazoi 0-0 kundër Bayer Leverkusenit të Xabi Alonsos, por në ndeshjen e parë në Itali arriti të fitojë 1-0 dhe ia vlejti të vuloste biletën për në Budapest për finalen e Ligës së Evropës, ku do të ndeshjen me Sevillan, e cila eliminoi Juventusin.


Vitin e kaluar, trajneri portugez i ktheu iluzionin skuadrës romaniste, duke pushtuar titullin e tretë në nivel evropian, Ligën e Konferencave dhe këtë vit vazhdon të rritet me Romën dhe shpreson të fitojë Ligën e Evropës, trofe që e ka fituar edhe më parë.

Mourinho: Nuk jam i shqetësuar për të shkruar emrin tim në librat e historisë së Romës, por dua t'ua kthejë tifozëve dashurinë
Lexo po ashtu Mourinho: Nuk jam i shqetësuar për të shkruar emrin tim në librat e historisë së Romës, por dua t'ua kthejë tifozëve dashurinë

Pas ndeshjes kundër Leverkusenit, Mourinho ka dashur të kujtojë rivalin e tij më të madh në stol, Guardiolën, duke i kujtuar atij se po fiton tituj të rëndësishëm me një buxhet shumë më të vogël:

“Të vetmet skuadra që nuk vuajnë janë ato që kanë në stol lojtarë me vlerë 40 milionë ose 70 milionë euro. Të mërkurën, lojtarë si Julian Alvarez, Foden dhe Mahrez hynë në pjesën e dytë te City”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Ne humbim 4 ose 5 lojtarë dhe vuajmë për të fituar. Në Romë ai që hyn është sepse është radha e tij. Ne kemi investuar 7 milionë në treg dhe jemi në finale. Është e jashtëzakonshme ajo që bëmë”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Mourinho dhe Guardiola mund të takohen sërish në finalen e Superkupës së Evropës, nëse të dy arrijnë të fitojnë finalet e tyre dhe të vazhdojnë sezonin e ardhshëm me skuadrat e tyre aktuale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori