LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka shpëtim për vajzën e Whitney Houston

Nuk ka shpëtim për vajzën e Whitney Houston

Bobbi Kristina Brown, fëmija i vetëm i këngëtares së ndjerë Whitney Houston, është larguar nga kujdesi intensiv, pesë muaj pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj. Lajmin e bëri të ditur familja e saj, përmes një deklarate për media.

22-vjeçarja u hospitalizua kah fundi i muajit janar, pasi u gjet e pavetëdijshme në shtëpinë e saj në Atlanta.


Zyrtarisht ishin bërë të ditura shumë pak detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore, që nga hospitalizimi, transmeton Koha.net. E vetmja gjë që dihej sigurt është se që prej kohës së aksidentit, ajo ka qëndruar në gjendje kome.

“Pavarësisht përkujdesjes së shkëlqyer mjekësore në disa spitale të ndryshme, gjendja e Bobbi Kristina Brownit ka vazhduar të përkeqësohet. Dhe që nga sot, ajo është zhvendosur në përkujdesje të familjes së saj. Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen dhe lutjet tuaja. Tashti Bobbi është në duar të sigurta”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga tezja e Bobbi Kristinas, Pat Houston.

Kështu është bërë e ditur se gjendja e saj nuk është duke u përmirësuar dhe se tashmë ka filluar t’i dështojë funksionimi i disa organeve dhe pritet që nga dita në ditë të ndërrojë jetë, raporton emisioni Express Summer.

Bobbi Kristina është vajza e Whitney Houstonit dhe bashkëshortit të saj, këngëtarit Bobby Brown.

Ajo që i ndodhi asaj ishte shumë i ngjashëm me vdekjen e nënës së saj, e cila po ashtu u gjet pa ndjenja në vaskën e hotelit në Beverly Hills, në shkurt të vitit 2012.

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori