LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka raste të reja të gripit të shpezëve në Moroishtë të Strugës

Nuk ka raste të reja të gripit të shpezëve në Moroishtë të Strugës

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Popovski, bën të ditur se është duke u përcjellur me vëmendje situata me Moroishtën, ku u has prania e gripit të shpezëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, deri tani të gjitha masat e ndërmarra për analizimin e mostrave të reja tregojnë rezultate negative. Mbikëqyrja është duke u kryer në një rreze prej tre kilometrave.


Popovski thotë se në këto pesë ditët që kaluan, gripi nuk është përhapur, por nuk e përjashton mundësinë që sëmundja të përhapet. Për të parandaluar përhapjen u deshtën që të asgjësohen 1950 kokë pulash, pëllumbash, patash, etj./Telegrafi/