LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka futboll në Evropë, por ka një plan B – Rashica në garë me 31 yje të tjera të Evropës për titullin e kampionit në Play Station

Nuk ka futboll në Evropë, por ka një plan B – Rashica në garë me 31 yje të tjera të Evropës për titullin e kampionit në Play Station

Coronavirus ka paralizuar gjithë futbollin evropian, me kampionatet kryesore që janë pezulluar përkohësisht.

Pandemia që ka prekur gjithë globin ka bërë që adhuruesit e futbollit të vuajnë pa parë ndeshjet e klubeve të tyre të zemrës.


Por për ta larguar monotoninë e kësaj situate që po kalon gjithë bota, ka menduar faqja më e madhe sportive në Instagram ‘433’.

Kjo faqe ka organizuar një turne në Sony Play Station ku do të marrin pjesë futbollistë nga 32 kombëtare të ndryshme, mes tyre edhe Kosova në lojën FIFA 20.

Ylli kosovar Milot Rashica do t’i prezantojë Dardanët në këtë turne dhe tani kjo është e konfirmuar.

Përveç Rashicës në këtë turne do të marrin pjesë edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Granit Xhaka për Zvicrën dhe Enis Bardhi për Maqedoninë e Veriut.

Milot Rashica . (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)

“Kush do të jetë kampion i Evropës në FIFA 20”, pyet faqja ‘433’ derisa nuk kanë munguar komentet e shumta të tifozëve, por edhe të futbollistëve pjesëmarrës.

Në mesin e pjesëmarrësve janë yje të mëdha si Romelu Lukaku, Dejan Lovren, Aymeric Laporte, Ciro Immobile, Merih Demiral, Sergio Reguilon, Masson Greenwood e të tjerë.

Do të jetë ky një mini kampionat evropian, por vetëm në video lojë.

433 ka paralajmëruar se do t’i transmetojë të gjitha ndeshjet, derisa ky turne pritet të fillojë javën e ardhshme.

Shpresojmë që ‘Kupa’ të sillet në Kosovë nga njeriu që i bënë krenar të gjithë, Milot Rashica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori