LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Gjilani ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Gjilani ndajnë pikët

Trepça ’89 dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë.

Vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë pas 10 minutave lojë.


Ishte mesfushori i talentuar Lulzim Peci që bëri një ndërhyrje të ashpër në Përparim Islamin dhe u ndëshkua me të kuq nga Genc Nuza.

Krejt në fund të pjesës së parë, Gjilani kaloi në epërsi me Baton Zabërgjën i cili u gjend bukur në zonë dhe shënoi për 0-1.

Me epërsinë e mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Por 89-shi u rikthye në lojë në fillim të pjesës së dytë, falë golit të bukur të sulmuesit Christian Mba.

Deri në fund dy skuadrat patën disa raste shënimi, por gola më nuk pati dhe rezultati përfundimtar ishte baras 1-1.

Përkundër pikës së fituar, 89-shi mbetet në vendin e tetë në tabelë me 11 pikë, derisa Gjilani është e katërta me 19 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Gjilani e zhvillon në shtëpi përballë Dukagjinit, derisa Trepça ’89 luan në udhëtim te Malisheva. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori