LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbin e La Ligës: Barcelona ngec në garë për titull

Nuk ka fitues në derbin e La Ligës: Barcelona ngec në garë për titull
Barcelona vs Atletico Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona dhe Atletico Madridi i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 33-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Blaugranasit arritën të kalonin në epërsi qysh në minutën e 12-të fal auto-golit të shënuar nga Diego Costa.


Por, Atletico Madridi arriti shumë shpejtë të rikthente epërsinë me anë të një penalltie të fituar në minutën e 14-të.

Barcelona vs Atletico Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Costa, fillimisht e mori përgjegjësinë që të ekzekutonte atë, por që Marc-Andre ter Stegen ishte jashtë vijës së portës dhe ajo duhej të ekzekutohej për të dytën herë.

Në herën e dytë, Saul Niguez ishte përballë gjermanit dhe u tregua i saktë në minutën e 19-të, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Barcelona vs Atletico Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me këto dy gola të vetme, ndërsa në të dytën u shënuan dy të tjera.

Në minutën e 50-të, Lionel Messi i riktheu epërsinë vendasve me anë të penalltisë së fituar nga Nelson Semedo, që ishte goli i 700-të në karrierë dhe i 22-ti për të në këtë edicion.

Mirëpo, 12 minuta më vonë, gjyqtari i takimit sërish dha penallti për Rojiblancos, e që Saul ishte sërish ai që realizoi kundër Ter Stegen.

Barcelona vs Atletico Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Dy skuadrat kishin shanse të artë deri në fund, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Ky barazim nuk i ka konvenuar aspak Barcelonës, pasi vije pas atij ndaj Celta Vigos 2-2 në javën e kaluar.

Katalunasit mbetën sërish në vendin e dytë me 70 pikë, një më pak se Real Madridi që është lider, derisa Atletico Madridi është në të tretin me 59 sosh.

Në xhiron e 34-të, Barcelona do takohet me Villarealin, ndërsa skuadra e Diego Simeones do ketë punë me Mallorcan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori