LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka finale për Arsenalin, Villarreal merr barazimin që i nevojitej në Emirates

Nuk ka finale për Arsenalin, Villarreal merr barazimin që i nevojitej në Emirates

Arsenali nuk ka arritur ta shkruajë emrin në finale, pasi ka barazuar pa gola ndaj Villarrealin në shtëpi.

Meqenëse e kishin humbur sfidën e parë në Estadio de la Ceramica me rezultat 2-1, Topçinjtë duhej ta përmbysnin rezultatin në terren të tyre.


Megjithatë, kur gjyqtari dha shenjë për përfundimin e 45 minutave të para, asnjëra nga skuadrat nuk e kishte prekur rrjetën kundërshtare.

Samuel Chukëueze rrezikoi i pari për mysafirët, për të vazhduar me Daniel Parejon, ndërsa për vendasit një mundësi të mirë e pati Pierre-Emerick Aubameyang.

Pjesa e dytë ishte më e hapur dhe me më shumë raste.

Nicolas Pepe dhe Smih Rove kanë rrezikuar të parët në start, por pa sukses.

Villarreali u kundërpërgjijg me Yeremi Pinto, por Bernd Leno ishte në vend.

Rob Holding provoi në minutën e 72-të dhe Pepe në minutën e 74-të, por sërish nuk kishte gol për Arsenalin.

Aubameyang harkon në zonë, ndërsa topi shkon drejt e në shtyllë në minuan  79-të.

Deri në fund më nuk kishte raste dhe spanjollët morën barazimin që i dërgon në finale. /Telegrafi/