LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ishim fenomen kur fitonim, tani duhet të mbrohemi mirë” – Allegri kërkon fitore ndaj Frosinones

“Nuk ishim fenomen kur fitonim, tani duhet të mbrohemi mirë” – Allegri kërkon fitore ndaj Frosinones

Pas katër ndeshjeve pa fitore, ku kanë marr dy humbje dhe dy barazime, Juventus do të kërkoj të rikthehet te fitorja përballë Frosinones.

Zonja e Vjetër synon kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe fitorja është kthyer në detyrim tani.


Në konferencën për shtyp, Massimiliano Allegri theksoi skuadra e tij nuk ishte fenomenale kur fitonte, ndërsa shtoi se tashmë që nuk fiton, nuk mund të konsiderohet e dobët.

“Është në dorën tonë që ta kalojmë këtë situatë dhe ta kthejmë në favorin tonë. Nuk ishim fenomen kur fitonim dhe as nuk mund të quhemi të dobët tashmë që nuk fitojmë”.

“Kampionati nuk mbyllet ndaj Frosinones, ka edhe 12 ndeshje të tjera, besoj se në të ardhmen do të kemi mundësi që të luajmë edhe me më shumë sulmues në fushë. Kemi pësuar pesë gola në katër ndeshje, janë shumë dhe duhet të kthehemi të mbrojmë mirë”.

“A do të firmosja në këtë moment për të qëndruar përtej vitit 2025? Në këtë moment nuk firmos asgjë, kam edhe një vit kontratë me Juventusin. E rëndësishme është të kthehemi në Ligën e Kampionëve, aty ku ka qenë gjithmonë prej vitit 2011”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori