LAJMI I FUNDIT:

“Nuk isha unë problemi”, Arteta i kundërpërgjigjet Aubameyangut pas fajësimit për largim nga Arsenali

“Nuk isha unë problemi”, Arteta i kundërpërgjigjet Aubameyangut pas fajësimit për largim nga Arsenali

Mikel Arteta i është përgjigjur pretendimit të Pierre-Emerick Aubameyang se ishte faji i tij që u largua nga Arsenali, duke këmbëngulur se ai ishte “zgjidhja, jo problemi”.

Kontrata e Aubameyang me Arsenalin u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë më 1 shkurt, me sulmuesin që ishte përjashtuar nga skuadra e Artetas pas një shkeljeje disiplinore në fillim të dhjetorit.


31-vjeçarit, të cilit gjithashtu iu hoq shiriti i kapitenit në Emirates, më pas nënshkroi për Barcelonën në një transferim të lirë dhe drejtoi gishtin nga Arteta për përfundimin e papritur të karrierës së tij me Topçinjtë.

Aubameyang nuk ngurron ta fajësojë Artetan për ‘detyrimin’ e largimit nga Arsenali
Lexo po ashtu Aubameyang nuk ngurron ta fajësojë Artetan për ‘detyrimin’ e largimit nga Arsenali

“Mendoj se ishte vetëm me të dhe më pas ai mori këtë vendim. Ai nuk ishte i lumtur dhe kaq. Isha i qetë”, ka thënë Auba kur u pyet nëse një çështje personale me Artetan çoi në largimin e tij.

Arteta tani ka adresuar komentet e Aubameyang, duke këmbëngulur se veprimet e tij ishin për të mirën e Arsenalit përpara se të shprehte mirënjohjen ndaj reprezentuesit të Gabonit për punën e tij në klub.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për atë që Auba ka bërë dhe kontributin e tij. Mënyra se si e shoh veten në atë marrëdhënie është zgjidhja, jo problemi”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ky është mendimi i tij, kjo është ajo që ai tha dhe ju duhet ta respektoni atë”, përfundoi spanjolli kur u pyet mbi pretendimet e ‘Aubas’ se ai ishte problemi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori