LAJMI I FUNDIT:

Nuk gabon Chelsea, fiton ndaj Southamptonit (Video)

Nuk gabon Chelsea, fiton ndaj Southamptonit (Video)
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 16: Marcos Alonso of Chelsea celebrates after scoring his sides first goal with his Chelsea team mates during the Premier League match between Chelsea and Southampton at Stamford Bridge on December 16, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Chelsea ka fituar ndaj Southamptonit në Ligën Premier me rezultat 1-0.

Blutë ishin dukshëm më të mirë në këtë takim dhe në fund doli të jetë një fitore e merituar për kampionët aktual.


Në minutën e 14 një shans të mirë lëshoi Willian, ndërsa gjashtë minuta më vonë provoi edhe Marcos Alonso.

Marcos Alonso duke festuar golin me Tiemoue Bakayoko (Getty Images)

Gary Cahill (22′) N’Golo Kante (25′), Tiemoue Bakayoko (40′) dhe Pedro (43′), kishin raste për gol, por goli erdhi vetëm në kohën shtesë.

Ishte Alonso i cili shënoi golin e fitores nga gjuajta e lirë.

Në minutën e 63-të Charlie Austin kishte shans të mirë për të barazuar rezultatin, por dështoi.

Eden Hazard gjatë një aksioni (Getty Images)

Alonso provoi edhe për golin e dytë në minutën e 71-të, por Fraser Forster nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet edhe një herë nga spanjolli. Vendasit provuan disa herë edhe në vazhdim, por nuk arritën të shënojnë golin e qetësisë.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e tretë me 38 pikë, kurse Southamptoni në pozitën e 12-të me 18 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Antonio Contes është ndaj Evertonit, kurse ‘Saints’ kundër Huddersfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori