LAJMI I FUNDIT:

Nuk është tërhequr padia për përdhunim, rasti i Ronaldos është dërguar në Gjykatën Federale

Nuk është tërhequr padia për përdhunim, rasti i Ronaldos është dërguar në Gjykatën Federale
(Foto: Getty Images/Guliver/Matrixpohotos.com)

Femra që e akuzon Cristiano Ronaldon për përdhunim e ka ndërruar lokacionin për padinë e saj gjyqësore kundër superyllit portugez duke e tërhequr rastin nga Gjykata Shtetërore në Nevada, por njëherësh i ka ngritur akuzat e njëjta në Gjykatën Federale.

Mediat kanë raportuar se Kathryn Mayorga e ka tërhequr akuzën e saj (në të cilën thuhej se CR7 e ka përfunduar në vitin 2009) duke lënë të kuptohej se gjithçka ka përfunduar, mirëpo avokatja e saj, Larissa Drohobyczer, ka sqaruar se rasti është dërguar në Gjykatën Federale.


Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Moyorga në një klub nate në Las Vegas në vitin 2009 (Foto: Matrixpohotos.com)

“Akuzat nuk janë tërhequr. Rasti shtetëror është tërhequr nga ne, sepse e kemi bërë padinë e njëjtë në Gjykatën Federale, për shkak të rregullave të Gjykatës Federale për shërbim ndaj të huajve.

Tërhiqet padia për përdhunim seksual e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos
Lexo po ashtu Tërhiqet padia për përdhunim seksual e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos

“Thjesht, i kemi ndërruar lokacionet, po akuzat mbesin”, ka sqaruar Drohobyczer në një prononcim për ESPN.

Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Moyorga pretendohet se shkuan së bashku në hotel, pasi ishin argëtuar në klubin e natës (Matrixpohotos.com)

Mayorga ka thënë se Ronaldo e kishte përdhunuar para dhjetë vitesh në një hotel dhe më pas i ka paguar 375.000 dollarë për të mos folur për këtë çështje.

Policia e Las Vegasit është duke i hetuar akuzat për superyllin e futbollit dhe rasti mbetet akoma i hapur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori