LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet padia për përdhunim seksual e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos

Tërhiqet padia për përdhunim seksual e ngritur ndaj Cristiano Ronaldos
Cristiano Ronaldo (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Padia për përdhunim kundër yllit të Juventusitn Cristiano Ronaldo në ShBA që bëri tituj vitin e kaluar dhe i dërgoi aksionet e klubit poshtë me 15 për qind, është tërhequr mbrapsht.

Një njoftim për shkarkimin vullnetar u paraqit muajin e kaluar në gjykatën shtetërore të Nevadas në Las Vegas. Gjykata nuk ka bërë të ditur nëse akuzuesja kishte arritur një marrëveshje me futbollistin portugez.


Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

New York Times raportoi në mars se Juventusi, kampionët e ligës italiane, nuk do të marrin pjesë në Kupën Ndërkombëtare të Kampioneve në ShBA këtë verë për të shmangur rrezikun që Ronaldo mund të ndalet nga autoritetet si pjesë e një hetimi për përdhunim.

Ronaldo mohoi publikisht akuzat dhe asnjëherë nuk dha një përgjigje ndaj padisë.

Katheryn Mayorga, femra që e kishte akuzuar Cristiano Ronaldon për përdhunim në vitin 2009, e ka tërhequr padinë

Katheryn Mayorga paraqiti një ankesë më 27 shtator, duke pretenduar se ajo ishte sulmuar seksualisht nga Ronaldo në vitin 2009 në suitën e tij nën çati në një hotel në Las Vegas. Mayorga tha në padi se ndërsa ajo ra dakord për një zgjidhje me Ronaldon pas sulmit të supozuar, ajo ishte duke përjetuar traumë të rëndë emocionale në atë kohë dhe nuk ishte kompetente për të marrë pjesë në ndërmjetësim.

Leslie Stovall, avokat për Mayorgan dhe Peter Christiansen, avokati i Ronaldos, nuk iu përgjigjën kërkesave për t’u prononcuar rreth tërheqjes së padisë.

Pas padisë vitin e kaluar, policia e Las Vegasit rihapi një hetim të akuzave për përdhunim. New York Times raportoi në janar se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin kërkuar një mostër të ADN-së së futbollistit nga autoritetet italiane.

Zyrtarët e policisë në Las Vegas nuk iu përgjigjën kërkesës për t’u prononcuar rreth statusit të hetimit. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori