LAJMI I FUNDIT:

“Nuk duhej ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision sepse është nga Kosova”, Alban Ramosaj reagon ashpër ndaj Agim Doçit: Kurseje rakinë

“Nuk duhej ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision sepse është nga Kosova”, Alban Ramosaj reagon ashpër ndaj Agim Doçit: Kurseje rakinë

Tema e Eurovisionit këto ditë është më e diskutuara në rrjetet sociale dhe mediat online.

Mos-kualifikimi i Ronela Hajatit në finalen e madhe dhe përfaqësimi i cili nga shumë kritikë u quajt i dobët, ka bërë që paraqitja e saj të jetë temë e mediave gjithandej.


Në emisionin “Ftesë në 5” i ftuar ishte tekstshkruesi i njohur Agim Doçi, njëherësh dhe anëtar i jurisë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, të cilin Hajati e fitoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Doçi tha se shpesh është pyetur se pse nuk ia dhanë biletën e përfaqësimit Alban Ramosajt me këngën “Theje”, duke thënë se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin evropian.

Eurovisioni në frikë - një grup hakerësh rusë thuhet se po tentojnë të ndërhyjnë në serverët e votimit për ta ndaluar Ukrainën që të fitojë
Lexo po ashtu Eurovisioni në frikë - një grup hakerësh rusë thuhet se po tentojnë të ndërhyjnë në serverët e votimit për ta ndaluar Ukrainën që të fitojë

Kaq mjaftuar që Ramosaj të bëjë një sërë reagimesh në rrjetet sociale, duke thënë se i vjen turp që cilësohet si një i huaj në Shqipëri, dhe se të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.

Ky është reagimi i plotë i tij në Instagram.

“I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”)
Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.
Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)
E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.
Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?
Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.
Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.
Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!
Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje ‘Shqiptar nga Kosova’”, ka shkruar Albani.

Tutje, ai shkroi se në një të ardhme të afërt mund të posedojë edhe pasaportën e Spanjës, por kjo nuk e bën atë “spanjoll” me kombësi.

“Meqë kam dy pasaporta, të Kosovës dhe Shqipërisë…po pranova të marr të Spanjës dhe të heq këeto të dyja, si I vie, jam spanjoll? Do i bie pika Agim Doçit kur t’I fus një Flamenco”, shkroi në InstaStory këngëtari me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

Foto: Alban Ramosaj/InstaStory
Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori