LAJMI I FUNDIT:

“Nuk më doje”, kënga më re nga Anxhela Peristeri

“Nuk më doje”, kënga më re nga Anxhela Peristeri
(Foto: Screenshot/YouTube/Anxhela Peristeri)

Anxhela Peristeri e ka publikuar këngën e re me titull “Nuk më doje”, të cilën e ka shoqëruar me video muzikore.

Është një këngë që vjen me një interpretim të mrekullueshëm të këngëtares që njihet për potencialin e vokalit të saj.


“Është publikuar kënga ime e re”, shkruan në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, ku përmenden edhe bashkëpunëtorët për këtë realizim.

Kledi Bahiti e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Filloreta Raçi – Fifi.

Për anën vizuale është angazhuar ‘Sebastian Production’, ndërsa videoklipi është xhiruar nën regji të Ardit Çuni dhe Gramoz Kotroci. /Telegrafi/