LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu flet pas fitores ndaj Feronikelit: E respektuam kundërshtarin

Nuhiu flet pas fitores ndaj Feronikelit: E respektuam kundërshtarin

Drita ka vazhduar me fitore, ku ka marrë të tretën radhazi në BKT Superligë.

Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat 0-5 në udhëtim te Feronikeli duke konfirmuar formën e mirë.


E trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka thënë se e respektuan kundërshtarin dhe luajtën me seriozitet të madh.

“Në ndeshjet e tilla është e rëndësishme qasja, serioziteti. Të dyja nuk munguan deri në fund të kësaj ndeshjeje”.

Drita merr fitore të lehtë në udhëtim te Feronikeli
Lexo po ashtu Drita merr fitore të lehtë në udhëtim te Feronikeli

“Në ndeshjet e tilla duhet ta respektosh kundërshtarin. Duke e respektuar kundërshtarin, respekton edhe veten”.

“Provuam disa futbollistë të ri që stërviten me ne në skuadër. Tash, objektivi mbetet ndeshja e radhës, kjo nuk diskutohet”, tha Nuhiu.

Me këtë fitore Drita vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 52 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë derisa kanë tetë pikë më pak se lideri Ballkani.  /Telegrafi/