LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu flet para përballjes me Malishevën: Kam respekt për kundërshtarin, do t’i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh

Nuhiu flet para përballjes me Malishevën: Kam respekt për kundërshtarin, do t’i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh

Drita do të përballet me Malishevën në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit në këtë takim vijnë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe duan të marrin tri pikët e radhës. Në anën tjetër, Malisheva udhëton drejt Gjilanit për të shkaktuar befasinë e radhës.


Për këtë takim, ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu duke thënë se ka respekt për kundërshtarin dhe se ka kërkuar nga djelmoshat e tij t’i qasen me seriozitet këtij takimi.

“Kam respekt për kundërshtarin, skuadër që ka treguar se mund të befasojë çdo skuadër. Ndeshja don që të qasemi me seriozitetin më të madh dhe do qasje të plotë”.

“Jam i lumtur me fitoren e fundit dhe me formën e skuadrës. Kundërshtari nesër do respekt dhe e kemi ndjerë edhe në lëkurën tonë në ndeshjen e parë se sa me vështirësi e kemi fituar takimin. Do të kërkojë nga futbollistët që të dalin tek vetvetja dhe të mundohen të luajnë mënyrën e lojës që ne kërkojmë”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Sipas trajnerit shkupjan Dritës po i mungon krijmëtaria në repartin ofensivë, por me rikthimin e sulmuesve nga lëndimi gjithçka është në rregull.

“Ka qenë çështje kohe sepse kemi pasur ndryshime të shumta dhe përveç ndryshimeve kemi pasur edhe mungesa. Kam potencuar gjithmonë se skuadra po mbrohet mirë, por na mungon krijimtaria në pjesën finale, ngase na kanë munguar sulmuesit”.

“Tani më vjen mirë që ata janë kthyer, të cilët përveç që janë kthyer po ndihmojnë skuadrën me gola dhe kanë marrë formën e tyre të duhur. Kam besim se nga ndeshja në ndeshje do të jemi mirë e më mirë dhe duke u njohur futbollistët njëri me tjetrin, mendoj që do të performojnë edhe më mirë pas çdo ndeshje”, deklaroi trajneri Nuhiu.

Drita dhe Malisheva takohen në stadiumin e qytetit në Gjilan të shtunën me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/