Nuhatja e jashtëzakonshme e Ronald Komean për talentë: Nga Ibrahimovic, Van Dijk e Mata te Ansu Fati e Pedri

Barcelona mori një triumf të shkëlqyeshëm në Torino të mërkurën, kur mposhti Juventusin me rezultat 2-0, ndërsa ajo që ra në sy ishte paraqitja e 17-vjeçarit Pedri.
Megjithatë, futja e tij në lojë nga minuta e parë nuk është befasi, pasi Ronald Koeman i ka prezantuar botës së futbollit disa të rinjve të shkëlqyeshëm ndër vite.
Ansu Fati është një shembull tjetër që trajneri holandez i beson një të riu, edhe pse shumë e dinin talentin e adoleshentit pasi kishte shpërthyer një sezon më parë.
Koeman, megjithatë, i ka dhënë Ansu Fati vazhdimësi, pasi ai ka parë fantazinë dhe në thelb i ka dhënë edhe vendin e titullarit në krahun e majtë të sulmit.
Duke qenë besnik ndaj stilit holandez , i adaptuar nga Johan Cruyff, Koeman nuk e sheh moshën si asgjë tjetër përveç se një numër .
Ka shumë individë që kanë përfituar nga kjo qasje e trajnerit, ku në mesin e tyre janë edhe një numër i profilit më të lartë që Koeman e kanë falënderuar për përparimin e tyre në karrierë.
Zlatan Ibrahimovic dhe Ajax
Koeman kishte punuar në Ajax për katër sezone, ndërsa në atë kohë klubi nënshkroi me një sulmues të gjatë nga Malmo nga i cili pritej shumë.
Ky sulmues ishte Zlatan Ibrahimovic dhe që nga dita e parë që trajneri holandez i dha atij një fanellë për ekipin e parë, ai rezultoi një mrekulli dhe makinë golash për klubin nga Amsterdami.
Katër vjet më vonë ai u shit në Juventus për një shumë prej 16 milionë eurosh , e cila në atë kohë ishte shumë e madhe.
Gjatë asaj kohe, Koeman gjithashtu mori nga akademia e të rinjve në Ajax emra si Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart.
Juan Mata dhe Ever Banega në Valencia
Epoka e Koeman me Valencian ishte e komplikuar. Pavarësisht që e fitoi “Copa del Rey”, kishte shumë probleme gjatë muajve të tij në “Mestalla”.
Sidoqoftë, gjatë asaj periudhe ai ishte në gjendje t’i jepte besim një mesfushori si Juan Mata, me 19-vjet.
Në janar të vitit 2008, Koeman nënshkroi gjithashtu me Ever Banegan, ku edhe ai ishte vetëm 19 vjeç.
Mane dhe Van Dijk, investime të shkëlqyera
Ka një shaka që bëhet, ku thuhet se Liverpooli nuk ka nevojë për departament skautësh pasi Southampton e kryen këtë punë për ta.
Liverpooli i blinte shpesh lojtarët e tyre, ndërsa Koeman detyrohej të futej në tregun e transferimeve për të plotësuar skuadrën e tij.
Nënshkrimi i Sadio Mane për 24 milionë euro nga RB Salzburg ishte thelbësor, ndërsa Virgil van Dijk erdhi nga Celtic për 16 milionë euro.
Të dyve iu dha rëndësia e menjëhershme nga Koeman, duke fituar vend në formacionin startues, ndërsa më pas nënshkruan për Liverpool për një shifër të kombinuar prej 125 milionë eurosh.
Ndryshimi i gjeneratave te Holanda
Largimi i Louis van Gaal pas Kupës së Botës 2014 la një boshllëk të madh brenda ekipit kombëtar holandez, ndërsa pas tyre erdhën edhe mungesat në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018 .
Koeman u zgjodh për të marrë përsipër ekipin pas katastrofës.
Ai i dha besim Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, të cilët të dy spikatën me Ajaxin dhe të dy u bënë startues të rregullt gjatë epokës së tij.
E ardhmja e Barcelonës
Sfida e tij aktuale është në Camp Nou, një stadium ku ai shkëlqeu si lojtar. Ai që në start u ka dhënë rëndësi të madhe tre lojtarëve shumë të rinj, njëri prej të cilëve erdhi nga Ajax, Sergino Dest.
Mbrojtësi i djathtë, së bashku me Pedrin dhe Ansu Fati, po u jepen shumë minuta këtë sezon.
Plus, Francisco Trincao ka talent dhe ka treguar diçka deri më tani, ndërsa Koeman gjithashtu pritet të kthejë në binar edhe karrierën e Ousmane Dembele te Blaugranat.
/Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Antonio Rudiger tashmë ka paralajmëruar Chelsean për dyshen e Real Madridit që mund t’i “vrasin” ata

Real Madridi mund të thyejë rekordet e të ardhurave të Ligës së Kampionëve pasi dominojnë garën

Parashikohet se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë edicion – shanset në përqindje

Iu bashkua skuadrës kineze, mediat kroate zbulojnë super kontratën e Arijan Ademit në Azi

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Mourinho i tregon drejtuesve të klubit katër dëshirat për sezonin e ri

Humbi 1 milion euro në një dorë pokeri, reagimi i çuditshëm i Neymarit ka befasuar të gjithë

Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?