LAJMI I FUNDIT:

NRG Band me këngë të re

NRG Band me këngë të re
Grupi NRG Band, foto:Instagram

Në skenën muzikore shqiptare së shpejti vjen edhe një projekt i ri muzikor. 

Grupi i njohur, NRG Band janë duke punuar në këngën e re që së shpejti do ta sjellin para publikut dhe fansave të tyre. Këtë e ka paralajmëruar vokalisti i këtij grupi, Besnik Qaka.

“Diçka e mirë po vjen”, ka shkruar Qaka sipër imazhit të tij të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.


Besnik Qaka (Foto:InstaStory)

Theksojmë se NRG Band këtë vit kanë lansuar disa projekte muzikore, të cilat u pëlqyen mjaft shumë nga publiku. Para një jave ata sollën bashkëpunimin me Estto, ndërsa kënga e tyre quhet “Dashuri”.

Artistët nuk kanë dhënë detaje shtesë të këtij projekti, por diçka e mirë po vjen nga ana e tyre. /Telegrafi/