LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: West Ham 2-0 United, Cresswell lojtari i ndeshjes

Notat e lojtarëve: West Ham 2-0 United, Cresswell lojtari i ndeshjes
Aaron Cresswell (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është mposhtur nga West Ham Unitdi në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier me rezultat 2-0.

Golat në këtë takim u shënuan nga Andriy Yarmolenko në minutën e 44-të dhe Aaron Cresswell (84’), për t’i fituar kështu tri pikë të rëndësishme.


‘Çekanët’ ishin skuadër më e mirë, derisa morën notën e përgjithshme 7.02, ndërsa Djajtë e Kuq u vlerësuan me 6.27.

West Ham vs Manchester United (Foto: Henry Browne/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mbrojtësi i West Hamit, Cresswell, që shënoi gol dhe mori notën 8.0.

Në anën tjetër, lojtari që nuk pati performancë të mirë në këtë takim ishte mesfushori i United, Juan Mata, që kishte vlerësimin 5.8.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të West Hamit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/