Interi është eliminuar nga Kupa e Italisë pas barazimit ndaj Napolit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të kësaj gare.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e Partenopei (6.58) është e përafërt me atë të Nerazzurrëve (6.47).

Portieri i Napolit, David Ospina, ishte vendimtar në intervenimet e tij, prandaj ka marrë notën më lartë (7.9) para Christian Eriksen (7.7), i cili pati një paraqitje shumë të mirë në këtë takim.

Napoli eliminon Interin dhe sfidon Juven në finale të Kupës së Italisë Napoli eliminon Interin dhe sfidon Juven në finale të Kupës së Italisë

Nota më e ulët ka shkuar për mesfushorin e Napolit, Eljif Elmas (6.1) dhe anësorin Matteo Politano (6.1). Paraqitja e Elseid Hysajt është vlerësuar me notën 6.3.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Napolit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Interit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/