Një ndeshje e mrekullueshme është zhvilluar në Etihad Stadium ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit, në të cilën u realizuan shtatë gola.

Sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ka dhuruar spektakël me triumfin e Citizens me një gol epërsi dhe po ashtu vendasit kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë se mysafirët.

Nuk ka dyshim se dy lojtarët kyçë të këtij takimi ishin Kevin De Bruyne dhe Karim Benzema, ashtu që kanë marrë vlerësimin më të lartë.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Portieri Ederson dhe mbrojtësit Aymeric Laporte e John Stones kanë marrë notat më të ulëta te nikoqirët.

City fiton festivalin e golave ndaj Realit, por gjithçka vendoset në Madrid City fiton festivalin e golave ndaj Realit, por gjithçka vendoset në Madrid
Reklama

Ndërkaq, te vizitorët vlerësim më të ulët ka marrë portieri Thibaut Courtois, i cili pranoi katër gola.

Në vijim sjellim vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, për ndeshjen Manchester City 4-3 Real Madrid. /Telegrafi/

Reklama