Chelsea dhe Burnley kanë bërë një ndeshje të fortë dhe me shumë duele për ta mbyllur në fund 2-2.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Ashley Barnes me notën 8.3.

Paraqitje të mirë kishte edhe Mee me 7.7 dhe Heton me 7.0.

Te Chelsea u dallua Eden Hazard që mori notë 8.1.

Pas tij vijnë Gonzalo Higuain me 7.7. /Telegrafi/