ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Pronarja Stacy Clark (44 vjeçar), e cila jeton në Marikyrk të Britanisë, thotë se Blitzen mund të kërcejë deri në 2 metra lartësi, që është më shumë se rekordi botërorë i cili është vendosur më 2006 me kërcimin prej 176 centimetra. “Ai nuk është trajnuar për ta bërë këtë. Ai këtë e bënë tërë ditën, i pëlqen uji dhe i pëlqen të punojë me fëmijët”, thotë Stacy, duke shtuar se ajo dhe fëmijët e saj do të mbeten të kënaqur kur Blitzen edhe zyrtarisht e thyen rekordin botërorë në kërcimin në ajër.

Fotografitë fantastike të cilat i publikoi Daily Mail janë bërë në Loch Morlich në Cairngorms, ku po pushon familja e Stacyt. Familja Clarck adoptoi Blitzenin nga një i pastrehë i cili më nuk mund të kujdesej për të dhe kështu ia shpëtoi jetën, shkruan Daily Mail. /Telelgrafi/