Punëtorët kthyen karrocën e kantierit në skarë, fotografia u bë virale


Një fotografi nga një kantier ndërtimi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi tregon një ide mjaft kreative të punëtorëve gjatë pushimit të drekës.
Në vend që ta përdornin karrocën e punës vetëm për bartjen e materialeve, ata e shndërruan atë në një skarë improvizuese dhe nisën të pjekin mish gjatë pushimit.
Pamja e pazakontë ka argëtuar shumë përdorues të internetit, të cilët e kanë vlerësuar kreativitetin dhe humorin e punëtorëve.
“Para se të ngrihen muret, del skara. Çdo projekt i madh meriton një pushim të mirë dreke”, shkruhej në përshkrimin e fotografisë, duke e bërë edhe më të veçantë momentin. Punëtorët duket se kanë gjetur mënyrën e tyre për ta shijuar një vakt të ngrohtë mes angazhimeve të ditës në kantier. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
56 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































