LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga vdekja e menaxherit dhe biznesmenit të njohur, Albert Krasniqi – çfarë dihet deri më tani për ngjarjen tragjike

Një vit nga vdekja e menaxherit dhe biznesmenit të njohur, Albert Krasniqi – çfarë dihet deri më tani për ngjarjen tragjike

Janë bërë një vit që nga vdekja e ish-menaxherit të Babastars dhe bashkëshortit të ish-Miss Kosova, Besa Gashit, Albert Krasniqit.

I njëjti u privua nga jeta më 27 janar të vitit 2021 nga i ati, ndërsa ngjarja tragjike ndodhi në një nga lagjet e Prishtinës.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Skënder dhe Albert Krasniqi

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Krasniqi para disa viteve ka qenë anëtar i Babastars, teksa ruante miqësi me një pjesë të estradës. I ndjeri ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria, Noizy, ngjarje kjo që ndodhi në shtator të vitit 2016.

Ngritet aktakuzë për vrasjen e Albert Krasniqit, babai i tij akuzohet për vrasje nga pakujdesia
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë për vrasjen e Albert Krasniqit, babai i tij akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Alberti ndërkohë ishte dënuar nga gjykata me gjashtë muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyente me para. Vendimi i gjykatës gjithashtu e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej tetë mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Albert Krasniqi

I ndjeri për publikun ka qenë i njohur edhe si bashkëshorti i ish-Miss Kosova 2006, Besa Gashi, me të cilën u martua para shumë vitesh. Çifti u mësua se i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare në muajin janar të vitit të kaluar.

Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kjara.

Tri vite e pesë muaj burgim Skënder Krasniqit për vrasjen e djalit, Albertit
Lexo po ashtu Tri vite e pesë muaj burgim Skënder Krasniqit për vrasjen e djalit, Albertit

Dy ditë pas vrasjes, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skënder Krasniqit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”.

Albert Krasniqi dhe ish-bashkëshortja e tij, Besa Gashi

Vëllai i Skënderit, Ismet Krasniqi ka thënë se kjo vrasje është tragjedi për familjen, kurse shtoi se arma të cilën e kishte pasur në dorë i vëllai ka shkrep rastësisht.

“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë ia ka treguar babës se vet plumbi ka qenë brenda ai vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrep plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Na nuk e kemi dite, ai vëllai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harç djali i ka thanë që babë po dua me ble një allti, po çka pot vyen bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka shkrep alltia edhe e ka vra me një plumb”, kishte thënë para medieve.

I akuzuari për vrasjen e Krasniqit, S.K në fillim të muajit dhjetor është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Albert Krasniqi

Gjithashtu, të pandehurit S.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë.

“I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021″, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/ 

Albert Krasniqi

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori