LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe 28 të plagosur si pasojë e shembjes së çatisë gjatë koncertit në Illinois

Një i vdekur dhe 28 të plagosur si pasojë e shembjes së çatisë gjatë koncertit në Illinois
Foto: AP

Çatia e një koncerti në Illinois u shemb të premten në mbrëmje, duke lënë të vdekur të paktën një dhe 28 të tjerë të plagosur.

Tragjedia ndodhi në Teatrin Apollo në Belvidere, Illinois, në një shfaqje të orës 19:00, ku ishte planifikuar të performonin: “Morbid Angel”, “Revocation” dhe “Skeletal Remains”.


Pak para orës 20:00, çatia dhe tenda e përparme e lokalit u rrëzuan, gjersa në ndërtesë ishin rreth 260 njerëz.

Reaguesit e parë vrapuan menjëherë në vendngjarje dhe filluan të nxirrnin viktimat nga rrënojat.

Një person u konfirmua i vdekur dhe 28 të tjerë u transportuan në spitalet e zonës për trajtim.

Të gjitha lajmet nga Illinois
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Illinois

Pesë nga të transportuarit kishin “lëndime të rënda”, 18 kishin lëndime mesatare dhe pesë kishin lëndime të lehta.

Foto: AP

Sipas raportimeve lokale, të paktën 20 ambulanca u dërguan në teatër – i cili ndodhet disa kilometra larg qytetit të Rockford.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për stuhi të forta dhe tornado për Belvidere, duke vlerësuar erërat me shpejtësi 70 mph.

Foto: AP

Stuhitë kanë lënë të paktën 103,000 njerëz pa energji elektrike në shtet që nga e premtja mbrëma, sipas Poweroutage.us.

Teatri Apollo, i cili u ndërtua në vitin 1921, e konsideron veten si një “teatër muzikor dhe ngjarjesh”. /Telegrafi/

Foto: AP

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori