LAJMI I FUNDIT:

Një universitet në Kanada ofron lëndë për Drake dhe The Weeknd

Një universitet në Kanada ofron lëndë për Drake dhe The Weeknd
Foto: Getty Images

Shkolla Krijuese e Universitetit “Ryerson” tani po ofron një kurs që do të thellohet në jetën dhe talentet muzikore të artistëve muzikorë të lindur në Toronto, Drake dhe Weeknd.

Kjo në bazë të një njoftimi të bërë nga universiteti që tregon më shumë rreth asaj që do të mësohet.


Kursi, i quajtur “Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin dimëror duke filluar nga janari 2022, sipas profesorit Dalton Higgins.

Dalton Higgins (Foto: CNN)

“Është koha që ikonat tona kanadeze të rap-it dhe R&B të njihen dhe të kanonizohen në mënyrë akademike ose ndryshe”, tha Higgins. “Dhe është kritike për studiuesit dhe historianët të shqyrtojnë skenën muzikore të Torontos që lindi Drake/Weeknd dhe ndihmoi në krijimin e kushteve që ata të bëhen mega të suksesshëm”.

Lënda do të ofrohet si një nga kurset kryesore për programin Bachelor të Muzikës Profesionale të Shkollës Krijuese, “programi i parë universitar i muzikës profesionale ndërdisiplinore”, sipas universitetit.

Të gjitha lajmet nga Drake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drake

Higgins ka mbajtur leksione mbi muzikën e artistëve me ngjyrë në universitete të shumta dhe ka shkruar gjashtë libra mbi këtë temë.

The Weeknd dhe Drake (Foto: YouTube)

Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, ka arritje të shumta në karrierë duke përfshirë numrin 1 në Billboard 100, numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe katër çmime “Grammy”.

Kursi gjithashtu do të analizojë The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, një artist fitues i “Grammy”. /Telegrafi/

The Weeknd dhe Drake (Photo by Joseph Okpako/Redferns via Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori