LAJMI I FUNDIT:

Një tifoz u fut në fushë për ta takuar Messin, por sigurimi i tij me një reagim të shpejtë e neutralizon atë

Një tifoz u fut në fushë për ta takuar Messin, por sigurimi i tij me një reagim të shpejtë e neutralizon atë

Lionel Messi vazhdon të jetë kryefjala në futbollin amerikan pasi po dhuron spektakël në fushën e blertë.

Ylli argjentinas njësoj veproi edhe mbrëmë kur dhuroi dy asistime në fitoren e Inter Miamit 1-3 në udhëtim te Los Angeles FC.


Stadiumi BMO ishte i mbushur plot sepse Inter Miami po luante në Qytetin e Engjëjve dhe interesimi për ta parë nga afër gjeniun argjentinas ishte i jashtëzakonshëm.

Sikur në kohet e arta të Barcelonës, Busquets, Messi dhe Alba bëjnë një aksion të jashtëzakonshëm me argjentinasin që dhuron një asistim magjik
Lexo po ashtu Sikur në kohet e arta të Barcelonës, Busquets, Messi dhe Alba bëjnë një aksion të jashtëzakonshëm me argjentinasin që dhuron një asistim magjik

Gjithçka po shkonte mirë për futbollistët deri pak minuta para fundit të ndeshjes kur një tifozë me fanellën e Barcelonës (të Messit) vendosi të pushtoj fushën për ta takuar nga afër arjgentinasin.

E në këtë moment erdhi në shprehje edhe reagimi i Yassine Chuekos i cili është truproja personale e Messit dhe i cili është bërë viral për faktin se është çdo kund ku është ylli argjentinas.

Me tu futur tifozi në fushë dhe ende pa arritur te Messi, truproja e tij u fut menjëherë para sigurimit të stadiumit duke arritur te tifozi dhe duke e larguar atë.

Reagimi i shpejtë nga Chuekos është bërë viral në rrjet, pasi ai nuk e la tifozin t’i afrohej Messit.

Chuekos është në çdo hap me Messin madje ai është bërë temë në mediat amerikane pasi qëndron rreth vijave të fushës dhe gjithmonë në gjendje gatishmërie për ta ruajtur yllin argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori