LAJMI I FUNDIT:

Një ‘shaka e gabuar’, pastaj karton i kuq dhe lot në sytë e lojtarit të Lazios, Luiz Felipe: Ai ngacmoi shokun e tij të ngushtë Correan që tani është te Interi

Një ‘shaka e gabuar’, pastaj karton i kuq dhe lot në sytë e lojtarit të Lazios,  Luiz Felipe: Ai ngacmoi  shokun e tij të ngushtë Correan që tani është te Interi

Mbrojtësi i Lazios, Luiz Felipe, shpërtheu me lot në sy pas ndeshjes që u mbyll me fitoren e skuadrës së tij 3-1 ndaj Interit, pasi u ndëshkua me karton të kuq për një shaka ndaj shokut të tij që tani luan te zikaltërit Joaqiun Correas.

Ndeshja ishte me tension shumë të lartë në ‘Olimpico’, sidomos pas goli të Lazio për epërsinë 2-1, që u shënua nga Felipe Anderson, në kohën kur Federico Dimarco ishte në tokë i lënduar.


U desh disa minuta që situata të qetësohej që loja të fillojë, pasi lojtarët e Interit kishin ankesa tek ata të Lazios për shënimin e golit, që sipas tyre nuk u respektua fair-play.

Situata shpërtheu edhe kur gjyqtari mbylli ndeshje, pasi Luiz Felipe (Lazio) u hodh mbi supet e Joaquin Correa (Inter) për të festuar fitoren.

Ata ishin shumë të afërt dhe shokë të skuadrës në Lazio deri para disa muajsh, por Correa duket se nuk e kuptoi se kush ishte në shpinën e tij – duke reaguar me zemërim.

Gjyqtari e pa këtë moment dhe ia tregoi kartonin e kuq Luiz Felipe, i cili shpërtheu në lot ndërsa përpiqej të shpjegonte se ai e kishte menduar si shaka me një mik shumë të mirë të tijin.

Ky karton i kuq, do ta përjashtojë Luiz Felipen nga ndeshja e madhe kundër Juventusit, ku edhe Francesco Acerbi mungon shkaku i pezullim pas një fyerjen ndaj gjyqtarit.

Mbetet të shihet nëse mbrojtës do të falet për këtë gjest, pasi sipas trajnerit të Lazios, Maurizo Sarrit dhe ish futbollistit të kësaj skuadre, Marco Parolo, dyshja janë miq të ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori