Një prej hiteve të Adele është vjedhur? (Video)


Diva britanike Adele ndodhet në majat e klasifikimeve botërore me albumin e saj “25”. Por një akuzë për plagjiaturë duket se po kërcënon suksesin e fituar nga ylli i popit.
Kënga e dyshuar si e vjedhur është ajo numër 9 në albumin e këngëtares, me titullin “Miliona vite më parë” (Million years ago).
Kjo këngë besohet se është shumë e ngjashme me pjesën e këngëtarit turk Ahmet Kaya “ I kapur pas dhimbjes”, e vitit 1985.
Menjëherë në web kanë nisur polemikat. Autorja e këngës përmes një postimi në Twitter akuzon Adelen për vjedhje.
Ndërsa e veja e këngëtarit turk, u shpreh se nuk beson se një këngëtare e kalibrit të Adele mund ta ketë bërë qëllimisht një gjë të tillë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/12/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































