LAJMI I FUNDIT:

Një lojë e vjetër në format të ri

Një lojë e vjetër në format të ri

Adhuruesit e lojës së njohur me letra Pishpirik nuk kanë nevojë që të kufizohen vetëm në ambiente shtëpiake. Tani ata kënaqësinë e luajtjes së pishpirikut mund ta ndajnë fare lehtë edhe me miq, shokë, familjarë jo vetëm jashtë shtëpisë, qytetit por edhe jashtë Kosovës. Mjafton të kenë qasje në internet dhe të kenë llogari të regjistuar në rrjetin social të Facebookut.

Gjithnjë i ka pëlqyer loja me letra, sidomos ajo e pishpirikut, të ciën e ka luajtur pa pritesë për orë të tëra në shtëpinë e dajës së tij. I ngacmuar nga ngazëllimi i lojrave popullore që luhen me letra Floriment Klinaku, ka filluar të mendojë për Pishpirikun si një lojë që mund të luhet edhe në internet – ashtu me letra virtuale. Që nga shkolla e mesme Florimenti së bashku me shokun e tij Alket Rexhepin kanë filluar të mendojnë që këtë ide ta bëjnë biznes komercial.

Disa vjet më pas ata e lansuan lojën ndërsa aktualisht po mendojnë sesi të gjenerojnë para me lojën e tyre Pishpirik e cila tashmë mund të luhet edhe në Facebook – rrjetin më popullor social në botë. Sipas Floriment Klinakut një koncept që Puntoria Sh.P.K po e zhvillon aktualisht është formimi i ekipeve dhe mbajtja e kampionateve në Pishpirik. Pishpiriku u lansua të hënën me 11 shkurt në ambientet e Innovation Centre Kosovo në Prishtinë.


Pishpiriku luhet në Facebook
“Pishpiriku ndodhet në facebook dhe mund ta kërkoni në search bar, loja tani është duke u ngarkuar, loja pishpirik mund të luhet me shokët në facebook”, tha Floriment Klinaku në prezantimin e parë publik të versionit beta të lojës Pishpirik. Pishpiriku në facebook mund të startohet duke ftuar shokët që ndodhen në rrjet ose duke klikuar mbi opsionin që të lidhë me lojtarin që dëshiron të luaj, tregon Florimenti duke iu sqaruar të pranishmëve në Innovation Centre Kosovo (ICK) mundësitë e përzgjedhjes së lojtarëve.

“Para 4 muave kemi aplikuar me idenë për me ba një kompani të lojrave, kemi aplikuar në ICK dhe jena pranuar kurse punës tonë 4 mujore u janë bashkagjitur Atdheu dhe Pllumbi, krejt kjo çka po shihni është meritë e tyre, Atdheu e ka bërë dizajnin e lojës kurse Pllumbi e ka bërë programinin e lojës dhe krejt këto efekte të bukura, një pjesë të punës të serverit e kam bërë unë”, tha Klinaku duke shtuar se një pjesë e falenderimit shkon në drejtim të Innovation Centre Kosovo (ICK). ICK e ka ndihmuar Puntorinë me hapësirë të zyrës, trajnime, konsulencë dhe i ka ndarë grant – me të cilin është blerë serveri në ShBA.

Mbijetesa financiare e kësaj loje do të varet nga reklamat potenciale – vendin e të cilave Puntoria tashmë e ka caktuar. “Këtu është një hapësirë me të cilën mendojnë të bëjmë para, në ofertën tonë është edhe vendosja e domenit dhe vendosja e një llogoje të klikueshme”, thotë Klinaku duke shtuar se në Pishpirik do të ketë edhe lajme të sponsorizuara që iu vijnë lojtarëve nga kompani që lansojnë produkte të reja.

Arritje e një kompanie të re
Kurse Uranik Begu drejtor ekzekutiv i ICK-së tha se kompania Puntoria me plotë kuptimin e fjalës e ka arsyetuar emrin e saj me punën e palodhshme të bërë gjatë periudhës së fundme të pranisë së tyre në inkubatorin e ICK-së. “Si rezultat i kësaj është lansimi i Pishpirikut produkit të tyre të parë. Tani ne duhet t’iu ndihmojmë atyre në të bërit biznes duke iu asistuar në gjetjen e klientëve potencialë”, shtoi Begu .

Mbështetja norvegjeze
Lansimi i lojës “Pishpirik” në Facebook sipas Jan Braathu – ambasadorit norvegjez në Kosovë është një arritje e madhe për kompaninë Puntoria. “Unë dua të përgëzoj ekipin Puntoria për këtë arritje të tyren, kjo është diçka e mrekullueshme ju po lansoni beta verzionin e lojës tuaj Pishpirik për të cilën nuk di shumë por të cilën do ta testojë më vonë”, tha përfaqësuesi diplomatik i Norvegjisë në Republikën e Kosovës. Braathu shtoi se “Puntoria ka arritur të krijojë një produkt për të cilin kemi pritje të mëdha jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në rajonin e gjerë të ballkanit perëndimor”. Ai e përgëzoi për punë e bërë edhe Innovation Centre Kosovo që ka ndihmuar në mbështetjen e kësaj ngjarje.
Inkubatori i ICK-së i mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca. Inkubatori ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese. Innovation Centre Kosovo është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, të fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). ICK veçmas shërbimeve të inkubatorit ofron edhe trajnime të ndryshme. Disa nga trajnimet që ofron ICK-ja janë trajnimi për programim në IOS, ueb dizajn, AutoCAD, si dhe për media sociale.

Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Një robot humanoid i përshkruar si

Një robot humanoid i përshkruar si "më i avancuari në botë" do të shfaqet në Skoci

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori