LAJMI I FUNDIT:

Një legjendë e Liverpoolit do drejtojë Aston Villën – Gerrard tregon hapur se përse pranoi ofertën e rivalit të The Reds dhe planet e tij me klubin

Një legjendë e Liverpoolit do drejtojë Aston Villën – Gerrard tregon hapur se përse pranoi ofertën e rivalit të The Reds dhe planet e tij me klubin
Foto: Aston Villa/Twitter

Steven Gerrard më në fund ka hedhur dritë mbi atë se përse vendoi të bëhej trajner i Aston Villës, pas periudhës së suksesshme te Rangers.

Legjenda e Liverpoolit rikthehet në Ligën Premier te një rival i The Reds, duke testuar kështu vetën në një rang dukshëm më të lartë.


Në lidhje me kalimin e tij në radhët e Aston Villës si trajner, Gerrard ka deklaruar se ai dëshiron ta testojë vetën në një klub që ka aspirata të mëdha për të ardhmen.

“Për mua, ishte si të filloja nga zeroja dhe të vendosja blloqet në vend; vërtet duke mësuar që në fillim, duke u larguar nga kamerat fillimisht, duke marrë ekipin e të rinjve në Liverpool, ata ishin një mbështetje e madhe për mua”, ka thënë strategu anglez.

“Kjo më dha disa vite përvojë reale në fushë, për të qenë më të qetë në përgatitjen e seancave dhe për të udhëhequr ekipin. Dhe pastaj padyshim që erdhi mundësia e Rangers, e cila ishte vërtet e madhe, përsëri, një tjetër klub ikonik”.

“Dhe për mua, më pëlqen një sfidë, më pëlqen një rrezik dhe është diçka në të cilën mezi pres të hyj. Mendoj se ky klub do të më përshtatet, sepse e di që tifozët janë shumë të pasionuar. E di që këtu ka një kërkesë dhe një presion për të fituar, kjo është diçka me të cilën kam jetuar që nga mosha 17-18 vjeçare”.

“Pra, për mua, ka të bëjë me atë që të gjithë të bashkohen, dhe unë besoj se ne mund të bëjmë gjëra emocionuese së bashku”.

41-vjeçari kishte qenë me Rangers që nga viti 2018, duke ndihmuar në rivendosjen e dominimit të brendshëm në Glasgow.

Ai tani ka marrë drejtimin e një klubi që e gjen veten poshtë tabelës së Ligës Premier, me 10 pikë të marra nga 11 ndeshje në këtë edicion, por Gerrard mezi pret sfidën dhe beson se ka zgjedhur aventurën e duhur.

“Unë mendoj se Aston Villa më përshtatet mua” shtoi ai.

“Një klub ikonik futbolli që e njoh shumë mirë nga jashtë dhe jam shumë i emocionuar të përfshihem brenda dhe të filloj të ndërtoj marrëdhënie, të hyj në fushën e stërvitjes dhe të filloj”.

“Nivelet janë vërtet shumë të larta. Jam shumë i uritur, shumë ambicioz dhe fillimi nuk mund të vijë aq shpejt sa duhet”, përfundoi ai.

Ndeshja e parë e Gerrardit në krye të Villas do të jetë ajo si nikoqir i Brightonit të shtunën e kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori