LAJMI I FUNDIT:

Një jetë seksuale më…

Një jetë seksuale më…

Pesë mënyra për të rigjeneruar jetën tuaj erotike.

E KËNAQSHME
Një nga çështjet më të zakonshme, sipas një terapisti seksi, është se klientët e tij ankohen për pamundësi në të arriturit shpesh në orgazëm ose aspak. Megjithatë, specialistët shprehen se pjesa më e madhe e femrave munden. Thjesht duhet të krijojnë kushtet e nevojshme.
Qetësohuni: Mendja luan një rol thelbësor. Mermi 10 minuta kohë për të harruar problemet e ditës. Nëse nuk qetësohesh para se ta nisësh marrëdhënien, nuk do të arrish në orgazëm.
Vizitoni në fillim tualetin: Ndjesia e të urinuarit që keni, kur ai ngacmon pikën tuaj G, mund të jetë pezmatuese. Nëse nisni të shqetësoheni mbi idenë, nuk do të mund të arrini në orgazëm. Ndaj, para "lojës", një vrap në tualet!
Fiksoni pozicionin tuaj: Shumica e femrave e kanë të nevojshme ngacmimin e klitorit për të arritur kënaqësinë, atëherë duhet të mësoni se. pozicionet e duhura për të janë: stil misionar me jastëk poshtë, këmbët të përkulura. Ti sipër, duke ushtruar presion ose me lëvizje rrethuese. Mos harroni gishtat, qofshin këto të tijat apo të tuat!

ARGËTUESE
"Provoni diçka të re, por jashtë krevatit", thonë ekspertët britanikë. Nëse bëni diçka të re, si për shembull një udhëtim bashkë në ndonjë vend malor, niveli i dopaminës dhe i testosteronit rritet. Ky fakt përkthehet ndryshe: me rritje të dëshirës për seks. Por ekspertët mendojnë se edhe thjesht kujtimet mund ta rizgjojnë shkëndijën e fillimit. Thjesht bëhuni nostalgjikë për atë natën "e çmendur" që kaluat dikur bashkë. Ndërsa në krevat, sipas terapistëve, e rëndësishme është të prekeni kudo! Mermi kohën e duhur, prekni njëri-tjetrin, ledhatohuni, pa menduar si fillim për seksin. Jo gjithçka mund të përkthehet në orgazëm, njësoj si në kohët e fillimit, kur jetën tuaj seksuale nuk e kishit lënë të drejtohej nga piloti automatik.


SHPËRTHYESE
Një ndër pyetjet e tjera më popullore tek ekspertët e seks it, është: nëse në fillim nuk ka kimi, a mund të ndryshojë? Ka një arsye të fortë pse ne e dëshirojmë kiminë, sidomos në nisje të një raporti të ri. Trupat e kanë të nevojshëm ta pëlqejnë njëri-tjetrin dhe këto personaliteti i partnerëve nuk ka të bëjë fare. Ekspertët thonë se duhet të puthemi më shumë. Përmes pështymës, që ndodhet në gojën e partnerit, ne marrim një dozë testosteroni. Puthjet e vazhdueshme, gjatë ditës, javës apo muajit mund ta përmirësojnë libidon e një femre. Provojeni, shkëndija mund të rindizet. Por, nëse jo, tregohuni të sinqertë me njëri-tjetrin. Nuk mund të shtiresh me kiminë, të gjithë ekspertët bien dakord.

ME NDJENJË
Në kohët e sotme, kur marrëdhëniet seksuale nuk pretendohet të kryen vetëm mes një çifti të konsoliduar, ajo çka diskutohet më shpesh është se si një çast seksual mund të kthehet në lidhje. "Nisni me kontaktin e syve, – thonë specialistët. – Gjatë raportit, ndaloni një moment dhe shiheni. Nëse aty ka diçka, atëherë do ta kuptoni nëse kjo lidhje është më shumë sesa thjesht seks. Dhe mos mendoni vetëm për krevatin, dilni, bëni diçka bashkë. Duke u shfaqur më e dobët në kuptimin e mirë të fjalës, mund të kuptosh nëse ai është i gatshëm për një lidhje. Ndaj bëni kujdes: nëse dëshironi një të dashur, njihni djem që duan të jenë të tillë. Një partner do të pyesë: "Çfarë planesh ke për nesër? Po pasnesër?". Nëse nuk e bën, atëherë kërkoni dikë tjetër.

SPONTANE
Është një ndër shprehjet më të dëgjuara ndër ekspertët e marrëdhënieve në çift: "qëkur jeta është bërë tepër aktive, seks i duhet planifikuar". Megjithatë, sipas specialistëve, nuk është planifikimi ai që e bën raportin intim të mërzitshëm, por preciziteti. Vetëm të enjteve, pasi fëmijët të kenë fjetur, stil misionar, u bë! Shiheni jetën tuaj seksuale si një projekt të rëndësishëm dhe vendoseni atë në krye të listës suaj të prioriteteve të fundjavës. Ekspertët këshillojnë që në vend të daljeve në fundjavë, shkoni më herët në krevat, relaksohuni dhe përkëdheluni në mëngjes e më pas thjesht dembelosuni me njëri-tjetrin. Të tjerë specialistë, rekomandojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale edhe nëse ndiheni të lodhur, por një pjesë e tyre janë kundër, pasi do ta bëjë raportin të duket "sa për të thënë"! Planifikimi mund të duket burokratik, por parapërgatitjet jo. Ideja se duhet të jetë spontane, nuk pi më ujë në një marrëdhënie të konsoliduar, por koha që i dedikoni është koha e të bërit dashuri. /Telegrafi/