LAJMI I FUNDIT:

Një burrë e kap me duar peshkaqenin dhe e nxjerrë në bregun e plazhit të New Yorkut

Një burrë e kap me duar peshkaqenin dhe e nxjerrë në bregun e plazhit të New Yorkut

Pamjet e kapjes së një peshkaqeni me duar po bëhen virale. Videoja, e filmuar të dielën, tregon një burrë të paidentifikuar duke luftuar me peshkaqenin në plazhin Smith Point në Fire Island të New Yorkut, ku ndodhën dy sulme tronditëse të peshkaqenëve muajin e kaluar.

Dëshmitarja okulare Emily Murray tha për The Post se ajo ishte në një shëtitje kur vuri re burrin që po luftonte me bishën, përpara se të nxirrte me shpejtësi celularin e saj për të regjistruar dramën.


“Holy s–t”, dëgjohet ajo duke bërtitur në sfondin e videos së saj, teksa plazhistët e tjerë mblidheshin për të parë spektaklin buzë detit.

“Ai [burri] kishte qenë duke peshkuar dhe kapi peshkaqenin rastësisht”, shpjegoi Murray. “Ai po përpiqej ta zhbllokonte dhe ta lironte”.

Në videon e Murray, peshkatari mund të shihet duke qëndruar në ujërat e cekëta duke u përpjekur të nxjerrë peshkaqenin në breg.

Një foto e mëvonshme e shkrepur nga Murray tregon njeriun duke u ndihmuar nga një person i dytë ndërsa ata e tërheqin grabitqarin në rërë.

Ata përfundimisht e shkëputën peshkaqenin dhe e lëshuan përsëri në ujë. Ndërsa nuk është konfirmuar, krijesa në fakt dukej të ishte një peshkaqen tigër rëre – një specie jo agresive e peshkaqenëve të njohur vetëm për të sulmuar njerëzit kur shqetësohen së pari. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Menstruacioni i parë

Menstruacioni i parë

Kalo në kategori