LAJMI I FUNDIT:

Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ për ndjekësit nga pushimet në Meksikë

Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza ‘të nxehta’ për ndjekësit nga pushimet në Meksikë
Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Nicole Scherzinger dukej e pabesueshme teksa u paraqit me bikini në disa poza të realizuara në jaht.

Ish-këngëtarja e grupit ‘Pussycat Doll’, 43 vjeçe, ngarkoi disa fotografi ‘të nxehta’ në Instagram, duke treguar figurën e saj të lakmueshme të trupit.


Nicole i habiti fansat e saj, teksa për të realizuar këto fotografi mori një sërë pozicionesh, shkruan The Sun.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Fansat e këngëtares u tërbuan pas fotografive, duke mos i kursyer komentet e zjarrta për të.

Një prej tyre shkroi: “Kjo po i del jashtë kontrollit”.

Nicole Scherzinger shijon diellin e ngrohtë në Meksikë, ndërsa përshëndetë fansat e saj me imazhe provokuese
Lexo po ashtu Nicole Scherzinger shijon diellin e ngrohtë në Meksikë, ndërsa përshëndetë fansat e saj me imazhe provokuese

Një tjetër pyeti: “Pse je kaq e bukur”, dhe një i tretë shtoi: “Mbretëresha”.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Nicole aktualisht është me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Thom Evans dhe çifti së fundmi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një video gazmore në xhakuzi, ku të dy shiheshin duke kërcyer me rroba banje.

Interpretuesja e hitit “Don’t Cha”, Nicole, tregoi figurën e saj të bujshme të trupit teksa po festonte e veshur me bikini ngjyrë jargavani.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Ajo dukej e përsosur me rroba banje me bikini në stilin tanga, të cilat nxirrnin në pah të pasmet e saj të tonifikuara.

Ndërkohë, Thom mund të shihej duke kërcyer së bashku me të dashurën e tij, i veshur me pantallona të shkurtra të kuqe.

Nuk është çudi që Nicole po e shfrytëzon sa më shumë kohën e saj të lirë, pasi tabloidi britanik The Sun zbuloi se ajo është duke u rikthyer në muzikë si solo këngëtare.

Duke njoftuar rikthimin e saj, ajo tha gjatë një shfaqjeje intime në Los Angeles: “Kam bërë disa shkrime dhe kompozime së fundmi, duke punuar në këtë album”.

Nicole ka regjistruar tashmë disa këngë pas bashkëpunimit me një sërë këngësh të njohur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori