LAJMI I FUNDIT:

Nicole Scherzinger me të dashurin shfaqin trupat e tyre të tonifikuar gjatë pushimeve luksoze në Meksikë

Nicole Scherzinger me të dashurin shfaqin trupat e tyre të tonifikuar gjatë pushimeve luksoze në Meksikë

Ata kanë udhëtuar së bashku nëpër botë që kur u bënë çift në vitin 2020.

Dhe Nicole Scherzinger, 43 vjeçe, dhe Thom Evans, 36 vjeç, i përditësuan fansat në rrjetet sociale me një sërë fotografish nga shëtitja e tyre e fundit në Meksikë.

Të enjten, çifti pozuan me rrobat e larjes në fotografitë e realizuara në destinacionin luksoz ku po qëndrojnë, shkruan DailyMail.

Nicole dukej sensacionale e veshur me një palë bikini dypjesëshe, teksa mori një pozë sikur po gjuante me shigjetë drejt diellit që perëndonte.

Ylli i “Pussycat Dolls” tregoi linjat e saj të tonifikuara, të cilat vijnë si rezultat i kujdesit të saj ndaj trupit.

“Lindja dhe perëndimi i diellit ndezin luftëtarin në mua. Çfarë e ndez luftëtarin tuaj?”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, edhe Thom ndau me ndjekësit e tij një imazh atraktiv, duke treguar gjoksin e tij të definuar, teksa merrte rreze dielli.

Një tjetër fotografi e ëmbël e ndarë me 274,000 ndjekësit e tij, tregoi çiftin duke pozuar para perëndimit të diellit, ndërsa Thom vendosi krahët rreth shpatullave të të dashurës së tij.

Nicole dukej tërheqëse në një veshje krejt të bardhë, të cilën e kombinoi me disa sandale të bardha.

Ndërkohë, Thom ishte përshtatur mjaft mirë me partneren e tij, duke veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona.

Çifti dukeshin më se të dashuruar pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që dielli po perëndonte.

Kohët e fundit, Nicole iu përgjigj pretendimeve se ajo është fajtore për anulimin e turneut të “Pussycat Dolls”, pasi ajo paraqiti një përgjigje ndaj padisë së themeluesit të grupit, Robin Antin, kundër saj.

Ajo ka argumentuar se padia ‘nuk deklaron fakte të mjaftueshme për të krijuar një shkak të padisë’, pasi ajo mohoi shkeljen e një kontrate turneu të vitit 2019.

Në dokumentet gjyqësore të marra siguruara nga tabloidi Page Six, avokatët e Nicole: Howard E. King dhe Stephen D. Rothschild, e quajtën padinë e Robin “një përpjekje të pameritë për të zbatuar një marrëveshje të skaduar të vitit 2019”.

Ata pretenduan se turneu ishte “anuluar për shkak të pandemisë” – dhe nuk u riplanifikua siç ishte njoftuar më parë në Instagramin e PCD.

Ata thanë: “Nicole Scherzinger kërkoi të negocionte kushtet për një turne të ri në vitin 2021, në vend që të pajtohej me kërkesën e Antin që marrëveshja e vjetër të rregullonte turneun e ri”.

“Sikur Antin të kishte marrë pjesë në negociata me mirëbesim në vend që të përpiqej me kokëfortësi për të ringjallur marrëveshjen e vjetër, ka gjasa që palët të kishin arritur një marrëveshje për turneun e ri”.

Avokatët akuzuan Robin se u përpoq të hidhte publikisht fajin nga vetja te Nicole për anulimin e turneut.

Robin e paditi Nicole në shtator të vitit 2021 për refuzimin e supozuar të pjesëmarrjes në turne nëse asaj nuk i jepej pjesa më e madhe dhe kontrolli i plotë krijues i grupit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori