LAJMI I FUNDIT:

Nicole Scherzinger nxjerr në pah dekoltenë dhe linjat e përkryera në bikini teksa shijon pushimet me të dashurin në Hawaii

Nicole Scherzinger nxjerr në pah dekoltenë dhe linjat e përkryera në bikini teksa shijon pushimet me të dashurin në Hawaii

Nicole Scherzinger nxiti sërish imagjinatën teksa hyri në Instagram për të ndarë një sërë fotosh të veshura me bikini të premten (11 mars) ndërsa ishte në Hawaii.

Ylli i Pussycat Doll, 43 vjeç, dukej fenomenal në foto, e veshur në bikini ngjyrë vjollce që mezi i përmbanin asetet e saj të bollshme.


Flokët e zeza të Nicoles u lëshuan poshtë shpinës së saj, teksa ajo pozoi një imazhe pranë një pishine përpara se të dilte në plazh me të dashurin Thom Evans.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Një tjetër pozë këngëtarja shihet duke u përqafuar me ish-lojtarin e ragbit, 36 vjeç, i cili u shfaq pa këmishë për të treguar muskujt e barkut.

“Ngjyrosni qiellin dhe bëjeni tuajin”, ishte mbishkrimi që këngëtarja bëri sipër imazheve, shkruan DailyMail.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Kujtojmë që asi i ragbit dhe ylli i popit filluan romancën në vitin 2019 pas takimit në “The X Factor: Cleebrity”, ku ajo ishte gjyqtare dhe ai garues.

Çifti ka krijuar një lidhje të fortë që nga ajo kohë dhe në një intervistë për The Sun vitin e kaluar, Thom zbuloi se si është të takohesh me këngëtaren.

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

“Askush nuk po e pyet Nicole-n se si ia doli me mua, sepse unë po godas masivisht (mbi peshën time). Ajo është kaq e lehtë dhe argëtuese për të qenë pranë. Unë kam arritur xhekpotin”, tha ai atë kohë.

Të gjitha lajmet nga Nicole Scherzinger
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicole Scherzinger

Kjo vjen ndërsa Nicole shfaqi edhe një herë figurën e saj të pabesueshme në një koleksion fotografish marramendëse në Hawaii, të enjten kur ajo u shfaq për kalendarin pranverë/verë 2022 të Jacquemus. /Telegrafi/

Foto: Nicole Scherzinger/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori