LAJMI I FUNDIT:

Nicole, e vendosur për të ardhmen e saj (Foto)

Nicole, e vendosur për të ardhmen e saj (Foto)

Nicole Scherzinger duket shumë e kënaqur nga forca e saj e vullnetit.

Mjafton që të shikosh fotografitë e saj në Instagram, për të kuptuar se në Havai, këngëtarja e famshme ka “rilindur”, transmeton TCH.


Qëndro e fortë dhe ec përpara

Duke treguar trupin e saj fantastik, 38-vjeçarja ka shpërndarë një postim motivues, bashkë me imazhet e para me bikini për vitin 2017.

E shtrirë pranë shkrimit “Hau’oli makahiki hou!!!” në rërë, që do të thotë Gëzuar Vitin e Ri në gjuhën e Havait, ajo e shoqëroi fotografinë me frazën: “Qëndro e fortë dhe ec përpara”.